Baba Rexhebi

 

Baba Rexhepi lindi ne qytetin e Gjirokastrës ne lagjen Dunavat në muajin tetor të vitit 1901. Ishte i biri i mulla Refat Beqirit dhe i Sabries, motres se Baba Selim Elbasanit dhe e mbesa e Baba Aliut. Baba Rexhepi u rrit në Teqene e Zallit në Gjirokastër prane Baba Aliut dhe Baba Selimit. Pasi mbaroi shkollen pilotore dhe Liceun e qytetit shkelqyeshem ariti të mesonte mirë gjuhet Italiane dhe Frenge. Nga mesuesi ti Tij personal,Mulla Rakipi, ariti të mesonte tre gjuhet Klasike Islame qe ishin Persishtja, Arabishtja dhe Turqishtja. Duke jetuar ne Teqene e Zallit, ai mori edhe nga Baba Selimi mesimet e para reth Misticizmes Islame duke thelluar studimin e Tij reth Mesimeve Kuranore dhe Fjaleve të profetit.

 

Si u kompletua me këtë kulture të gjere Fetare djaloshi Rexhep Beqiri dorezohet Dervish në një ceremoni të posacme në Teqene e Asim Babait ose e quajtur ndryshe Teqeja e zallit. Si u kompletua me këtë kulture të gjere Fetare djaloshi Rexhep Beqiri dorezohet Dervish në një ceremoni të posacme në Teqene e Asim Babait ose e quajtur ndryshe Teqeja e zallit.

 

Atdhetari Gjirokastrit, Avokat e gjykates i shquar ne kete qytet, zoti Vangjel Koco shkruante ne gazeten Demokracia:

“...Teqeja e Zallit po pergatit me kujdes e dituri  dhe kulture të gjere një dervish të ri, shprese per Memedhetaret e Memedhene. Ai është Dervish Rexhepi.”

 

Dervish Rexhepi mori pjese në Kongresin Bektashian qe u zhvillua në Teqene e Sulejmanit ne vitin 1926 , në organizimin e Kongresit Bektashian që u mbajt në Teqene e Turanit në Korçe në 1929.

 

Ishte anetar i stafit që krijoi statutin themeltar Bektashian si edhe sekretar i Kongresit perpkrah kryetarit Baba Kamber Prishtes. Dervish Rexhepi u brumos me atdhedashuri nga Rilidasit e medhenj Baba Aliu, pjestar i mbledhjes se Kuvendit të Gjirokastrës ne vitin 1880 si edhe nga Baba Selimi, perhapesi i librave Shqip ne Shqiperine e Jugut dhe mbeshtetesi i Kuvendit të Vlores per Pavarsi. Dervishi priti me urrejtje pushtimin fashist dhe pas vitit 1940 kur u zhvillua levizja clirimtare pa shenja e ideologji ai u be një nga mbeshtetisit me të flakte. Kur të clirohej vendi të krijohej një qeveri e zgjedhur nga populli shqiptar që të vednoste një demokraci të vërtetë. Keto parime demokratike të Dervish Rexhepit ndeshen në kundershtimin e Partise Komuniste. Në vitin 1943 denohet ne mungese nga komunistet me vdekje, cka e detyron Dervish Rexhepin të largohet per në Tirane tek e motra e Tij, Fatime Sinoi meri. Perjetoi me dhimbje vellavrasjen e shkatuar nga komunsitet dhe emisaret e tyre Jugosllave dhe duke pare se edhe Ai vete ishte në rezik per jeten largohet në fundin e Nentorit te vitit 1944 me një grup atdhetaresh në drejtim të Italise. Se bashku me atdhetarin Mithat Frasheri vendoset në Bari të Italise në zonen qe kontrollohej nga forcat Aleate Anglo-Amerikane.

 

Në vitin 1948 Ai largohet në Egjypt ku vendoset në Teqene e Kajgusez Sulltanit prane Kajros ku qendron kater vjete.

Në vitin 1952 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe jeton në shtepine e të motres se Tij, zonjes Zejnepe Cuci.

 

Pas disa takimeve me memedhetaret Shqiptarë anembane Amerikes dhe me ndihmen e Atdhetarit të madh, Fan S. Noli Dervish Rexhepi themelon në Detroit të shtetit të Michiganit Teqene e pare Bektashiane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kjo Teqe i celi dyert e Saj ne 14 maj te vitit 1954. Po ate vit Dervish Rexhepit i jepet grada Baba me dekret të Baba Siriut të Kajros ku Ai kishte sherbyer si Dervish.

 

Pak me vone Baba Rexhepi filloi te botoje revisten "Zeri i Bektashizmit" dhe ne vitin 1970 boton vepren e Tij "Misticizma Islame dhe Bektashizma" një veper e gjalle që flet per Islamin dhe rugen e Haxhi Bektashit. Hapja e Teqese Bektashiane në Shtetet e Bashkuara ishte një pune atdhetare e Baba Rexhepit sepse Ai e vazhdoi me nder rugen e Teqeve të tjera Bektashiane të Shqiperise që u bene "fole të Shqiptarizmes". Z. Chris Lepon, një i krishtere qe nuk e kurseu ndihmen e Tij perk kete qellim deklaroi, “Jam teper i gezuar që në Amerike, krahas me Kishen dhe Xhamine u ngeh edhe Teqeja e Bektashinjve. Teqete në Shqiperi kanë lozur nje rol me rendesi në perpjekjet kombetare per liri e pamvarsi. Shpresoj se të njetin rol do të loze edhe Teqeja jone.”

 

E ky mendim nuk i zhgenjeu të gjithë Ata që e shikonin Teqene si një "memedhe te vogel". I detyruar të jetoi me te shumten e Jetes se Tij në mergim Baba Rexhepi nderoi jete në 10 gusht të vitit 1995 në Teqene që ngriti me duart e Tij. Trupi i Tij prehet në Tyrbene që ndodhet po në këtë teqe. U percoll me lote e dhimbje nga qindra shqiptarë e miqte e Tij amerikane.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 7 guests online.