Ballëm Sulltani

Ballëm Sulltani është personaliteti më i madh pas Haxhi Bektashit dhe konsiderohet si Piri i dytë në Bektashizmë. Biografinë e Ballëm Sulltanit e kemi shpjeguar më sipër dhe s’është nevoja t’a përsëritim. Këtu e përmëndim si vjershëtor, pse edhe ky, si të tjerët, ka lënë mjaft vjersha si kujtim me frymë mistike, nga të cilat do të bijem disa shëmbëlla. Me këtë rast shtojmë se Ballëm Sulltani u-lind dhe u-rrit në qytetin e i Dimotekës.

 

Qysh në kohën e vegjëlisë shkonte shpesh me atin e tij në Teqenë e Sejjid Ali Sulltanit. Atje u-rrit, mbaroi shkollat, bëri premtimin solemn dhe fitoi rrobën e Bektashizmës, si dervish virgjër (myxherred). Atje u-frymëzua me frymën mistike bektashiane, duke u-graduar me titujt Baba dhe Gjysh.

 

Pastaj u-nis të vente në Teqenë e Haxhi Bektashit, me dyzet dervishë, shokë të tij. Duke udhëtuar, i ra rruga dhe shkoi nga Stambolli, ku mbret në atë kohë ishte Bajazidi i dytë, i cili në ato ditë ishte i sëmurë. Ballëm Sulltani shkoi t'a vizitonte mbretin dhe, kur e gjeti shumë të sëmurë, i u lut Zotit për shërimin e tij.

 

Lutja e Ballëm Sulltanit i u pranua nga Zoti dhe mbreti filloi të përmirësohet. Kur u-shërua fare, mbreti mbeti shumë i enthusiazmuar nga personi i Ballëm Sulltanit dhe, kur iku andej, i dhuroi me dekret për Teqenë shumë toka nga të shtetit, të cilat i zotnoi Teqeja e Haxhi Bektashit deri në fund dhe me ‘to siguroi jetesën e saj.

 

Kur arriti në Teqe Ballëm Sulltani, së bashku me të dyzet dervishët, i u përvesh punës dhe e organizoi Teqenë dhe Bektashizmën aq bukur sa e shtoi, e rriti dhe e përhapi kudo.

 

Bektashizma u detyrohet shumë shërbimevet të Ballëm Sulltanit, pse Ai e bëri t'i dëgjohej zëri i saj në të katër anët e botës, me një bazë dhe organizim të shkëlqyer.

 

Fama e Bektashizmës dha rast që mbreti t’a thrriste Ballëm Sulltanin dhe të merrte dorë prej Tij, bashkë me parinë e shtetit.

 

Tani vjen radha të rrjeshtojme nja dy vjersha nga te Ballem Sulltanit, duke dhënë ne fund shpjegime të gjera për përmbajtjet e tyre. Njera nga vjershat e Tij është kjo:

 

Ai që dua unë është i Madhi Ali.

Pse? Kush do Atë nuk bëhet Veli?

Un’ nga dor’ e Pirit piva kët’ dolli,

Po ti, në do Zotin, mos më nga në plagë.

 

Atë që s’njeh Zotin mos e vur’të parë,

Pse një mohu’s i vetëm prish njëmijë fetarë.

Po mos jen’ Myrshidët punët s’venë mbarë.

Po në do Profitin mos më nga në plagë.

 

Gjithë besimtarët kur janë bashkuar,

Dorën e Hunqarit kur kanë pushtuar,

Nga pun’t e këqia ata jan' larguar,

Po në do Alinë, mos më nga në plagë.

 

Dhe plagët që kesha, të gjitha jan’ lidhur,

Tek dashuri e Zotit vehten e kam shtrydhur.

Jam Ballëm Sulltani nga Myrseli lindur,

Po në kujton Pirin, mos më nga në plagë.

 

Tani po e shpjegojmë këtë vjershë :

Me strofën e pare Ballëm Sulltani synon në fjalën e Profetit Muhammed (a.s.), që thotë, “Dashuria per Alinë është një cilësi, me të cilën njeriu shlyen çdo të metë.”

Pra, ndjeksi, kur ka atë dashuri, është i çliruar nga të metat, sipas kësaj fjale. Dhe kur të jetë pa të meta është bërë veli, domethënë i afërti i Zotit.

 

Natyrisht ndjeksi nuk duhet vetëm t'a dashurojë Alinë, por duhet të bëjë edhe ato që urdhëron Ai, se atëhere ka kuptim dashuria. Përndryshe dashuria pa veprimtarinë e urdhëruar prej Tij, mbetet një gjë e thatë dhe e pavlefshme.

 

Kjo është tamam rruga dhe urdhëri i Hunqar Haxhi Bektashit, të cilën e përmënd vjershëtori.

 

Qëllimi me plagët që përmënd kurdoherë është dëshira per të gjetur të vërtetën e pazgjidhur mistike, të cilën e ka shpjeguar vetë me versin, “Dhe plagët që kisha të gjitha jan’ lidhur.” Kjo domethënë se kur lidhet plaga, përmirësohet dhe shërohet njeriu. Dhe ky, duke u-dorëzuar në rrugë, të gjitha problemet e pazgjidhura i zbërthen.

 

Në strofën e dyte, Ballëm Sulltani jep një këshillë se me afetarin kurrë mos u-merr, se afetari (që s’beson ne fe fare) të prish dhe të fut në dyshime, pse, siç thonë një pemë e kalbët prish gjithë te tjerët. Dhe po të mas jenë udhërrëfenjësit që t’i zgjidhin problemet, njeriut kurdoherë i hyjnë dyshime.

 

Në strofën e fundit Ballëm Sulltani tregon vetë që është i biri i Myrsel Babait. Dhe thotë Be, duke shtrydhur vehten ne dashurine shpirtërore të Zotit, zgjidhi të gjitha problemet. Një tjetër vjershë e Ballëm Sulltanit është kjo:

 

Së pari Ahmedit i sill salavat,

N’e kupton, me thuaj këtë mendim, pra!

Sheriati është pastaj Tarikat,

Maarifet, Hakikat ç’kuptim kanë, pra!

 

Me të mirët folë, të liqt i largo,

Marifet po pate, djamant na trego,

Merr të katër çelsat, hape, na zbulo

Në shtëpi ç’ka brënda, na jep lajmin, pra.

 

Trandafil pa gjëmba dije ku ka mbirë,

Në k'to bryma çelsat sa kan’dal’e hyrë,

Thuaj ç’ësht’ ajo që botën ka përpirë,

Na i thuaj neve, na jep drejtim, pra.

 

Rojtësi i tyre ishte Muhammedi,

Pas Atij Aliu të gjitha i gjeti,

Bindjuni Këtija edhe pas mas mbeti,

Thuaj se ç’ka brënda, na jep shpjegim, pra.

 

Me plot njers Ballëmi, shum' ka kuvënduar,

Per ndriçim ne rrugë shum’ është munduar,

Shko shikoni Pirin se ku ka qëndruar,

Nga ky vend’ i Tija na jep ndriçim, pra.

 

Tani po e shpjegojmë vjershen:

Fjala "salavat" domethënë lavdërime. Kuptimi është që më parë lavdëroni Profetin e Madh Muhammed (a.s.).

 

Fjalët fetare “Sheriat, Tarikat, Maarifet, Hakikat” janë fjalë teknike fetare, shpjegimin e të cilavet e ka dhënë Vetë Profeti me fjalën e Tij:

 

Sheriat është fjala ime. Tarikat është vepra ime. Maarifet është njohuria ime. Dhe Hakikat është fruti i veprës s'ime. Çeles ka këtu kuptimin njohuri. Domethënë merr njohuritë e plota të këtyre shtyllavet fetare, që përmëndim më sipër, dhe hyrë brenda në portërat e këtyre katër shtëpivet që të kuptosh të vërtetën e filozofisë fetare.

 

Qëllimi me trandafilin pa gjëmba këtu është përsosmëria, e cila ka mbirë thellë e më thellë, domethënë është e rëndë dhe nuk fitohet lehtë, por mundoju dhe kërkoje t'a gjesh. Dije se zotnuës i këtyre portavet është Profeti i Madh

Muhammed (a.s.).

 

Pas Atij kjo njohuri mistike i erdhi trashëgim frymëzor të Madhit Ali, të Cilit silli bindje që të mos mbetesh mbrapa nga rruga e përsosmërisë.

 

Qëllimi me atë që ka përsipër botën si “lubi” është errësira e injorancës ne njohuritë mistike.

 

Pastaj thotë Ballëm Sulltani se pozita e Pirit t'one është shumë e lartë. Ballëmi ka bërë sakrifica dhe mezi e ka gjetur.

 

Per këtë ideal, Ballëmi ka udhëzuar shumë ndjekës. Prandaj mundoju dhe ti që t'a gjesh këtë të vërtetë.

 

Ja edhe një vjershë tjetër e Ballëm Sulltanit:

 

Ne jemi Abdall't e Rumit,

Baza është dashuria,

Flakëm barrën e stolisë,

Na mbet thesar burrëria.

 

Kurdoherë ne vajtojmë,

Mundin t’onë e harxhojmë,

Kokën e sakrifikojmë,

Kundra nesh është dj allezia.

 

Jemi zogjt e dashurisë,

Fluturojm' drejt Perëndisë,

Shesim djamant njerëzisë,

Blerës është mirësia.

 

Syrin plot shkelqim e kemi,

Me "shtat versesh" pam,ie jemi.

"Un' jam Zoti" me gjuh’ themi,

Miraxh për ne Vend’i Tija.

 

Nga sekretet na lajmuan,

Me pajime na plotsuan,

Ballëmit i kallëzuan,

Vij’e rrugës fshehtësia. 

 

Tani po e shpjegojmë vjershen: Qëllimi me dashurinë që thotë në strofën e parë vetkuptohet që është dashuria shpirtërore për në rrugën e së cilës duhet të zhvishet njeriu nga çdo stoli e kësaj botë, domethënë nga pasuria, fëmijët

dhe çdo gjë.

 

Në bëjme çdo sakrificë për ndriçimin e n.ierezise ne këtë drejtim, deri tek koka vetë, thotë Ballëm Sulltani. Pastaj shton, “Pajisemi nga Zoti me djamantet mistike dhe i a shesim popullit. Zemërpastërtitë i blejmë dhe i përvetojmë.

Mohuësit e Zotit jo vetëm që s’perfitojmë prej tyre, par edhe na kundërshtojnë.”

 

Fjala “Ene’l Hakk” është moto e famëshme e Mensur Hallaxhit, që kemi shpjeguar me hollësi më parë në vendin e duhur. Për këtë moto u-masakrua Hallaxhi, pse nuk e merrnin dot vesh qëllimin e tij fanatikët e kohës.

 

Kjo fjalë është trumbetuar nga të gjithë vjershëtorët mistikë. Këtë thotë edhe Ballem Sulltani, “Kur vimë në gradën e udhërrëfimit, për të ndriçuar popullin, kemi kaluar të gjitha shkallët mistike të shkrirjes, jemi zhdukur fare dhe nuk na ka mbetur përveç Zotit. Në, të pajisur në këtë menyrë me gradën “Sejr anillah” (Shëtitje nga Zoti), të damkosur në pamje me të shtatë versetat e Kuranit, që tregojnë cilësitë e Zotit, duke thënë unë jam i urdhëruar prej Tij, paraqitemi në popull, per t'a udhëzuar në rrugën e përsosmërisë.”

 

Ballëm Sulltani thotë se të gjitha këto rregulla i bëri, u-pajis me çdo gjë dhe u-këshillua që këto t’i mbante sekret nga të papjekurit, se i dëmtonte. Ata duhet të piqen një hërë, pastaj t'i kuptojnë këto mistere.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 11 guests online.