Dashuria Shpirteror në Bektashizmë

Një nga parimet apo theoritë mistike bektashiane është muhabeti, apo dashuria hyjnore përkundrejt Zotit. Kjo thezë është zhvilluar aq shumë në Bektashizmë sa është quajtur gjallëria e vertetë e njeriut.

 

Bazën e dashurisë mistikët bektashinj e kanë bazuar në shumë verseta të Kuranit, të cilat flasin për këtë dashuri, si edhe në fjalët e shumta të Profetit Muhammed (a.s.) mbi këtë subjekt.

 

Për shembell, verseta e Kuranit 29, kap. 3 thotë:

“Thuaj: Nëse e doni Alahun, atëherë ejani pas meje që Alahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”

 

Dhe fjala e Profetit Muhammed (a.s.) është:

"Ai qe dashuron Zotin, qe është i ruajtur nga gabimet dhe vdes me këtë cilësi, është nga dëshmorët e Zotit dhe shpërblehet më së miri."

 

Këto dhe të tjera dokumenta i kanë shtyre Bektashinjtë të mundohen të fitojnë dashurinë e Zotit dhe t'a zhvillojnë sa më shumë. Aq rëndësi i japin Bektashinjtë dashurisë shpirtërore, sa e quajnë burimin e çdo cilësie, shlyesen e çdo të mete dhe mejtimin më të fortë për largimin nga Masiva-ja. E quajnë mjetin e afrimit tek Zoti dhe të shkrirjes tek Ai.

 

S’ka tjetër esencë në botë më të lartë se dashuria shpirtërore. Ajo i frymëzon njeriut kuptimin e vertetë të ndjenjës per çdo gje. Themeli i dashurisë nuk është të dashurosh shpirtin t’ënd, por të dashurosh shpirtin e të dashurit t’end, atë që dashuron Ai, në një shkallë aq të madhe sa të bashkohesh me ‘të fare, duke u bërë një përmbledhje e vetëme dhe duke sakrifikuar çdo gjë të shenjtë për këtë ideal. Dashuria është gjallëria. Është rojtja që jeton. Vdekja vjen kur nuk ekziston dashuria, se kur është ajo s’ka vdekje kurrë.

 

Si lëngu kimik që e bell bakërin flori, ashtu dhe dashuria e vertetë e ben njerinë diamand të paçmueshëm. Shygjetën e dashurisë s’ka mbrojtëse që t’a ndalë, s’ka fuqi që t’a thyejë. Ajo është fusha më e gjerë shpirtërore, per të cilën flet Kurani Vetë në kap. 39, ver. 11.

 

Dashuria përfytyrohet si helmi (zeheri) qe është brenda në gurin (pazeher). Kështu dhe dashuria e vertetë në zemrën e dashuruësit brenda është dhe sëmundja dhe bari i saj. Dashuria nuk është si dielli që lind dhe fshihet, ajo pa qëndruar hedh gjithnjë dritë, sa e bën vendin që zë të piqet plotësisht në ndriçim. Dashuria të dobëtin e bën të fortë dhe frikanacin e bën trim. Shkrin hekurin dhe zbut gurin dhe e bën si baltë.

 

Për këtë këshillojnë: “Digju, o mik i dashur, jo për vajzën e fqinjës, por për bukurinë e përherëshme të Zotit ! Për atë bukuri që as plaket, as vjetërohet, por është gjithmonë e gjallë, e freskët dhe e pavdekur! Pse uji i jetës t’ënde, kur shkon pa këtë dashuri, është si perna që s'jep asnjë fryt.”

 

Dashuria të mbulon gabimet, të shlyen të metat. Ruajtja mistike nga gabimet pa dashurinë është hipokrizi.

 

Dhe Zoti Vetë, për hir të dashurisë, i tha botës: "Bëhu" dhe u-bë.

 

Vetë i Madhi Ali ka thënë se po të dëshironi të jeni të pavdekur dhe të lini për kurdoherë një kujtim te pavdekur, shkrihuni ne dashurinë e Zotit.

 

Dashuria shpirtërore plotësohet jo vetëm kur dashuron të dashurin, por edhe kur dashuron të dashurin e të dashurit, në përputhje me fjalet e të Madhit Ali :

 

“Ai që është miku i armikut t'im është njëkohësisht armik për mua edhe sikur të me ofrojë dashuri.”

 

Dashuria është cilësi e parë e Zotit që e vuri në dukje. Ai ishte thesar i fshehur dhe hyri në dashurinë që të vihej në dukje. Dhe kjo dashuri shkakëtoi të krijonte qiellin dhe dheun. Dashuria është komandanti në fronin e zemrës. Në një zemër që nuk ekziston dashuria është si një iron i zbrazet pa komandant.

 

Dashuria është si zjarri pa tym, si rruga e gjatë pa krye dhe si munxa pa çelës - dhe kushdo që hyn në këtë derë kyçet brenda dhe s’del dot më.

 

Këto dhe të tjera arësye i kane shtyrë Bektashinjtë t'a zhvillojne sa më shumë dashurinë shpirtërore dhe të këndojne shijen e saj, me vjersha të panumërta, qysh nga shekujt me të vjetër dhe deri në kohët t'ona, siç do t'a shohim kur t'i vijë radha.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 9 guests online.