Edebi (rregulli) në Bektashizmë

Edeb domethene respektimi i rendit dhe i rregullit simbas udhëzimevet fetare. Edeb quhet kujdesi që ka njeriu për mos cenimin në asnjë thrrime të qetësisë, të sistemit dhe të rregullit, qoftë brenda në ceremonitë fetare, ose jashtë, kudo që të ndodhesh.

 

Bektashizma urdhëron me rigorozitet edebin, qysh nga fillimi i jetës e deri në vdekje. Ajo këshillon kurdohere, gjatë gjithë jetes t'ende, të mos cenosh dhe të mos turpërosh vëllanë t’ënd, njerinë. Nga asnjë njeri të mos mbash mërzitje. Të mos dëmtosh tjetrin edhe kur të jesh dëmtuar, të mos hakmerresh. Të mos ankohesh per dëmin dhe çdo gjë t'a presësh me gjakftohtësi. Të jesh i duruar, t’a falësh gabimin dhe çdo gjë t’a dorëzosh në hirin e Zotit, konform me këtë verset të Kuranit:

 

“Do të shpërblehen më së miri ndaj Zotit të gjithë ata njerëz që frenohen kur zëmërohen dhe falin gabimet që u bën populli.”

 

Edebi në misticizmën bektashiane arrihet kur shikon diellin shpirtëror në zemrën e pastruar.

 

Mistiku bektashian duhet të jete me edeb, domethënë nga dora e tij, nga gjuha e tij dhe nga beli i tij asnjë njeri të mas dëmtohet.

 

Duhet të jetë i larguar nga gyri i pangopur, nga lakmia, nga gyri për gjën e tjetrit dhe nga dëshira e epshevet.

 

Në Çdo gjë që shikon verrell shfaqjen e fuqise hyjnore dhe kenaqet.

 

Nuk shikon kurrë asgjë me syrin e rrëmbimit dhe të zëmërimit, por kurdoherë tregohet i butë, i ëmbël dhe plot kënaqësi.

 

Në çdo nisjativë shpreson kurdoherë sukses dhe kënaqet kur gjen tjetri suksesin në çdo ndërmarrje që të marrij.

 

Kurdoherë që e dëmton rrethi dhe e mërzit, kërkon të largohet me menyrën më të butë dhe më të shijëshme, që të bëjë përshtypjen e mirë, sa t’i heqij vërrejtjen rrethit.

 

Tek asnjë njeri nuk sheh gabim; mundohet gjithnjë të mos e shtjerë në sy gabimin, dhe kërkon, më parë, t’a gjejë atë tek vehtja e tij. Më parë kërkon të ndërtojë vehten, pastaj tjetrin.

 

Të drejtën e vet e fiton kur i pushon gj uha, i pushon dora, i pushon mezi apo beli.

 

Me këto dhe të tjera cilësi të edebit (moralit) është i urdhëruar fetarisht të konformohet ndjekësi i Bektashizmës. Pa këto s’mund të arrijë dot objektivin e përsosmërisë.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 9 guests online.