Sersem Ali Dedeja

Sersem Ali Dedeja është një nga figurat e mëdha bektashiane nga Tetova e Kosovës. Datëlindjen e tij ekzakte nuk e kemi, par e dimë që ka lindur në shekuIlin e 15-të, në kohën e Ballëm Sulltanit.

 

Vazhdoi shkollat e kohës dhe u-pajis me kulturë të gjerë, dhe arriti të bëhet vezir në kohën e Sulltan Sulejmanit të Turqisë. Njëkohësisht merrej tepër edhe me misticizmë.

 

Në fund i u shfaq në ëndërr Ballëm Sulltani. Atëhere hoqi dorë nga detyra e vezirit dhe nga krejt jeta publike dhe shkoi në Teqenë e Haxhi Bektashit, kur u-dorëzua me gjithë shpirt dhe arriti shkallen e përsosmërisë.

 

Kur mbeti vakant posti i Haxhi Bektashit më 1550 pas Krishtit, në bazë të një mrekullie të tij, zuri postin, duke i u vërtetuar ëndërra që kishte parë. Atje shërbeu me vendosmëri për 19 vjet me radhë, gjer në vitin 1569, që ndroi jetë.

 

Gjithë pasuria që kishte trashëguar nga oxhaku i tij, sipas dëshirës dhe porosisë që kishte shprehur me gojë, u-shit dhe me të hollat e rrjedhura prej saj u-ndërtua një teqe në vendlindjen e tij në Tetovë. Kjo teqe u-ndërtua prej Harabatint, udhërrëfenjësit të kohës, e cila mban emrin “Sersem Ali.”

 

Si të gjithë të tjerët, edhe Sersem Babai, i inspiruar me frymën mistike, e ka shprehur këtë frymë me shumë vjersha, disa prej të cilavet po i radhitim këtu me poshtë :

 

Shtat’ pal’ botët, me gjith’ qoshet, fund e krejt un i shëtita,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

Më në fund tek praku' tija u-përunja dhe arrita,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Mu tek dera kur arrita pash’ mezarin plot ndriçimin,

Me të shpejtë unja kokën dhe u-fala pa përtim,

Lejen e mora në dorë, nga Pamj’e Tij plot shkëlqim,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Dhe Ballëmi qoshk’e Tija e ka ngritur, po qëndron,

Gjithë Engjëjt i shërbejnë, i plotsojnë ç’u-kërkon,

Në shtat botët me gjith' këndat, zer' i tyre po gjëmon,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Në Mejdan burrat po rrinë, kokë unjur po qëndrojnë,

Çdo mëngjes të mbledhur janë, të radhitur po këndojnë,

Thrresin Hakut me gjith' zemër, Zotin e Madh e levdojne,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Qysh nga Zoti erdh fermani dhe i gjelbër u-dëftua,

Nga të gjith' burrat e Rumit, nga të gjithë u-kendua,

Karaxha Ahmed Sulltani shumë tepër u-gëzua,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Sersem Aliu mu tek Piri u-pështet edhe qëndroi,

Me dyzet dega çiraku u-ngrit vate dhe e zgjoi,

Mori lejen nga Myrshidi, pa shërbimin e mbaroi,

Duke thirrur : O Pir’i im! O Hunqar Haxhi Bektash!

 

Tani po e shpjegojmë këtë vjershë: Qëllimi me të “shtate pale botet”, që thotë Sersem Ali Dedeja në vjershë është vendi që në kohet e vjetra ndahej toka qysh nga ekuatori e gjer në Polin e Veriut, në formë katrore, në shtatë pjesë, të cilavet u thoshin “shtatë palë tokë” ose “shtatë palë dhera.”

 

Me këtë Sersem Ali Dedeja do të thotë se ka shëtitur shtatë palë dherat e botës, me gjithë këndet e tyre, që formohen nga katrori, domethënë shëtiti të gjithë botën, duke përdorur parrulën “të jam përunjur, 0 Pir’i im Hunqar Haxhi Bektash!”

 

Qëllimi me qoshkun e Ballëm Sulltanit, që përmënd në vjershë, është turbeja e Tij. Engjëjt janë dervishët që plotësojne çdo shërbim në turbenë e Tij, si pastrim, ndezje e çirakut e të tjera shërbime të këtij lloji, që ka nevojë. Këtë shërbim e bëjnë me dëshirë, duke kënduar këtë parullë, zëri i se cilës arrin të shtatë palë botët, me këndet e tyre.

 

Qëllimi me fjalët "fermani i gjelbër" ka lidhje me këtë ngjarje: Kur shkoi Haxhi Bektashi në Rum për herën e parë, të gjithë mistikët islamë të asaj kohe, se bashku me ‘ta dhe një mistik i shquar, i quajtur “Karaxha Ahmed Sulltan”, vanë e pyetën se cili ishte dhe nga vinte.

 

Këtyre pyetjevet Hunqar Haxhi Bektashi u dha pergjegjet e duhura dhe u tregoi dekretin (fermanin e gjelbër) të dhënë nga udhërrëfenjësi i Tij, i cili e urdhërontë të shkonte në Rum si kryetar mbi të gjithë mistikët dhe të zbatonte udhërrëfimin. Kur e panë këtë dokument, i u bindën të gjithë dhe thirrën me moton e lartpërmëndur.

 

Atje në Portën e Pirit është një çirak me dyzet dega, të cilin, me urdhërin e Myrshidit të tij, Sersem Ali Dedeja vate dhe e ndezi, domethënë u-bë post-qëndruës atje, në postin e Haxhi Bektashit, të trashëguar nga Ballëm Sulltani. Atje pastaj filloi udhërrëfimin si një udhërrëfenjës i përsosur, me të gjitha cilësitë e duhura.

 

Ja dhe një vjershë tjetër e Sersem Ali Dedese :

 

Që nga bota që shëtita un’ u-ngrita edhe erdha,

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet dhe ju lumtë!

Dhe nga Gjysh’ i im i mora kshillat të gjitha që derdha;

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet dhe ju lumtë!

 

Tek ju gjëndet rrug’ e Shahut dhe e Pirit të vërtetë,

Gjuhët t’uaja këndojnë, gjith’ lavdit’ e Zotit Vetë,

Atje hap dhe çel burbuqe trandafil’ i yn’ me fletë,

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet dhe ju lumtë!

 

Askush s'di kush ësht’ i pari, cili esht' i Madh' i jonë,

Ai Jezid’i mallekuar s’e kupton dot gjuhën t’onë,

Rrugën t’onë të vërtetë “Muhammed-Ali” i thonë,

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet dhe ju lumtë!

 

Kush kërkon rrugën e Zotit dhe atje kush jep pohimin,

Gjith' veprimet i përkthehen në të mir' e kan' drejtimin,

Gjurmë - Engjlli lë çdo pone, mu atje ka piksynimin;

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet dhe ju lumtë!



Pa të vetë të marr lejen nga Bilbili i mahnitur,

Q’i merr erën kurdoherë trandafilit të përndritur,

Se Sersemi lutjet vetë nga kjo rrug' i ka thëthitur;

O ju grupi që shpëtuat, bravo juvet rlhe ju lumtë! 

 

Shpjegimi i kësaj vjershë është ky: Qëllimi me grupin që shpëtuan janë ata që u-pajisën me ditën mistike dhe shpëtuan nga errësira e padijes. Per këtë Sersem Ali Dedeja i uron dhe u thotë, “Mashala! Ju lumtë!”

 

Qëllimi me “Gjyshin” është Haxhi Bektashi, pse i Ati j i tij, Ballëm Sulltani, që është udhërrëfenjësi i tij, me ndërmjetësine e Këzel Deliut, nga Haxhi Bektashi i mori këshillat. Kështu Piri del gjysh për Sersem Ali Dedenë. Vetkuptohet se qëllimi me këshillat janë këshillat mistike bektashiane.

 

Në strofën e dytë do të thotë se baza e misticizmës t'uaj (0 ju shpëtimtarë nga errësira) është nga burimi i Shahut, domethënë nga i Madhi Ali, që është burimi i misticizmës islamë, i frymëzuar nga Profeti Muhammed (a.s.), siç e kemi shpjeguar kaq herë. Dhe nga Piri i ynë, që e trashëgoi atë frymë.

 

Me fjalët “kush është i pari dhe i madhi ynë” do të thotë se, siç e kemi shpjeguar me rastin e Kajgusëzit, ata janë të çveshur nga egoizma dhe vehten e kanë zhdukur fare. Prandaj s’pranojnë cilësimë.

 

Me fjalën Jezidi ka parasysh ata njerëz që ndjekin rrugën e keqe dhe s'kuptojnë hollësitë mistike.

 

Gjurma Engjëlli domethënë gjurma me veprime të mira, të pastërta e të papërlyera.

 

Qëllimi me Bylbilin në strofën e fundit synon për Ballëm Sulltanin, i cili është i dehur dhe i mahnitur nga era e trandafilit të tij që ka pranë, domethënë të dashurit të Tij, Haxhi Bektashit. Me fjalë të tjera, ai është i mbushur me frymëzime mistike.

 

Ja edhe një vjershë tjetër e Sersem Ali Dedese :

 

Zgjohu! Ç'flë ! Shih mëngjezi nxjerr fytyrën, u-zbardhua,

Gjithë lutjet jan’ pranuar kurdoherë në mëngjez!

Shokët gjithë u-përmblodhën, lutj' e Zotit u-afrua!

Gjith' qëllimit edhe lutjet jan' mbaruar në mëngjez.

 

Zemra posi fluturaka digjet edhe përvëlohet,

Në kazan’ e dashurisë zien, tretet dhe kullohet,

Se kushdo që zgjohet shpejtaz, ai Zotit i afrohet,

Te përgjumurit s'afrohen, mbeten fjetur në mëngjez.

 

I perkulur trupi është, u-bë mëdysh u-përkthye,

Lot’ i syrit si djamandi mu per dhe m'u-rrukullye,

M'u-kujtua dashuria për të dashur’ dhe m'u-thye,

Dhe melhem për këtë plagë gjëndjet vetëm në mëngjez!

 

Un’e di që kam të meta, por kjo nuk me dëshpëron,

Pse ndaj Madhëris se Zotit, s'ngrë kandar dhe nuk peshon,

Mos shiko kush e flet fjalën, shiko Zotin q'e mëson,

Te kuptuarit gabimet i shkojnë në mëngjez.

 

Gjith’ merita e mëngjezit, s'ka hesap se sa vend zuri,

S’llogaritet, s’numërohet, sa dobi njeriut i pruri,

Por Sersem Aliu i ynë kokën mu në balt' e shpuri,

Duke thirrur Zot' e tija, u-përunj që në mëngjez !

 

Besojmë se kjo vjershë është e kuptueshme dhe s'ka nevojë per shpjegime.

 

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 46 guests online.